Kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj nis fushatën me prezantimin e Programit.
Haradinaj nesër me 16 shtator, duke filluar nga ora 13:00, prezanton programin elektoral për kryeqytetin.
Sipas njoftimit, ky aktivitet zhvillohet në ambientet e Shtabit Zgjedhor të AAK-së në Prishtinë (ish-sheshi 21).
Këtë e kanë bërë të ditur nga Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun i AAK-së, të cilët kanë ftuar mediat të marrin pjesë në këtë aktivitet.