Telegrafi

Haradinaj nesër në interpelancë për rritje të pagave

Nesër do të vazhdojë seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ka mbetur në gjysmë javën e kaluar, ku si pikë e rendit të ditës është  interpelanca e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, kërkesë kjo nga Grupi Parlamentar i LDK dhe VV, lidhur me rritjen e pagave për anëtarët e kabinetit qeveritar.

Pikat e rendit të ditës në këtë seancë, janë:

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK dhe VV, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,

Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,

Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi për Ratifikimin e nëntë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,

Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016. /Telegrafi/