Telegrafi

Haradinaj nesër në Gjilan, paralajmërohet aderimi i qindra personave

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj të dielën do ta vizitojë qytetin e Gjilanit.

Këtë e ka bërë të ditur ish ministri i Tregtisë, Bajram Hasani.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se AAK-së do t’i bashkohen qindra gjilanas.

“Nesër ( e diel), lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, do ta vizitojë Gjilanin. Gjatë kësaj vizite qindra qytetarë do t’i bashkohen familjes së madhe AAK”.

“Të gjithë ju që doni që ne të jemi vet zot në shtetin tonë, ju që nuk doni që kufijtë e Kosovës të negociohen, apo ndryshohen, ju që doni fuqizimin e prodhuesit vendor dhe jeni pro taksës ndaj Serbisë, ejani nesër dhe bashkojuni kauzës sonë”, ka shkruar Hasani. /Telegrafi/