Site icon Telegrafi

Haradinaj nesër ftohet në dy interpelanca në Kuvend

Kryeministri Ramush Haradinaj do të jap sërish llogari para deputetëve kosovarë në dy interpelanca të thirrura nga LDK e VV.

Sipas rendit të ditës, Kuvendi i Kosovës ka paraparë dy interpelanca ndaj kryeministri gjatë seancës plenare të nesërme, e që lidhen me një shkarkim nga ministri serb dhe një tjetër për gjendjen në Telekom.

Kryeministri Haradinaj do të ftohet në interpelancë para legjislaturës, sipas kërkesës së grupit parlamentar të Lidhjese Demokratike të Kosovës në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

Si dhe në interpelancën e dytë Haradinaj ftohet në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës, e cila është thirrur sipas kërkesës së dy grupeve parlamentare, atij të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërkohë, Haradinaj kishte dalë të jap llogari para deputetëve edhe për disa çështje javës së kaluar. Kryeministri ishte kritikuar shpesh rreth mosparaqitjes së tij në Kuvend duke sjell kështu shtyrje të interpelancave.

Exit mobile version