Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke i ftuar partitë opozitare që të bëhen pjesë e dialogut me Serbinë, ka thënë se nëse ky proces ngec, atëherë Serbia do të avancojë në procesin e vet integrues, kurse Kosova do të ngecë.
Sipas tij, nëse Kosova vonohet në arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë atëherë kjo do të ketë kosto.
“Vlerësimi se Serbia është e varur nga ne një masë qëndron – është kusht për ta. Mirëpo Serbia ende nuk ka arrit në fazën finale. Serbia ka kohë deri në ditën kur e nënshkruan anëtarësimin në BE, pra ka hapësirë për të manovruar. Nëse procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE zgjat shtatë vjet, kjo periudhë nëse nuk gjendet zgjidhja për Kosovën mund të jetë e dhimbshme – mund të na ikin të rinjtë, mund ta na ikin njohjet dhe të mbesin në status-quo”, ka thënë Haradinaj.
“Edhe Kosova ka interes të caktuar që ta zgjidhë situatën e njohjeve të ndërsjella Kosovë-Serbi. Nëse konstatohet që Kosova s’është e aftë të vetorganizohet, atëherë BE nuk na bënë bashkë dhe nuk e di a do të vinë, ne do ta bartim përgjegjësinë për mosarritjen e një marrëveshje në mes të dy palëve – të dyja janë aspiruese për BE, janë Kosova dhe Serbia”.
Haradinaj, siç shkruan klankosova, ka duke marrë shembull ish-presidentin Ibrahim Rugova dhe figura të tjera me peshë, ka thënë se ata kanë pranuar që dikur të uleshin nëpër tryeza për bisedime.
“LDK nuk janë më burra të mirë se Ibrahim Rugova”, ka thënë ai.