Site icon Telegrafi

Haradinaj: Nëse është nevoja, do t’i pushojmë të gjithë në administratë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë se këto parti synojnë që të krijojnë një administratë llogaridhënëse dhe përgjegjëse.

“Synojmë një administratë që do të jetë llogaridhënëse, përgjegjëse, efektive – një motor organizativ në shërbim të qytetarëve dhe shtetit. Kushdo që punon në administratën e shtetit dhe nuk kryen punën siç duhet do të shkojë në shtëpi. Nëse është nevoja do të zbrazet krejt administrata për të sjell njerëz adekuat për të punuar në shërbim të qytetarëve.#KaArdhëKoha për PËRGJEGJËSI!”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version