Site icon Telegrafi

Haradinaj nënshkruan në librin e ngushëllimeve për Jacques Chirac

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj është nënshkruar në librin e ngushëllimeve, që është hapur në ambasadën e Francës në Prishtinë, në nderim të ish-presidentit francez, Jacques Chirac.

Haradinaj në një shkrim të bërë në Facebook ka thënë se, Kosova do të kujtojë gjithmonë ish-presidentin francez Jacques Chirac, si një mbështetës të pashoq, i së drejtës tonë.

“Sot, në Ambasadën e Francës në Prishtinë, nënshkrova në Librin e Zisë, ngushëllimet më të sinqerta, familjes, popullit dhe shtetit francez, për humbjen e Presidentit Chirac”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Prishtinë, hapet libri i ngushëllimeve për Jacques Chirac

Ndryshe, të gjithë qytetarët mund të shkruajnë në librin e ngushëllimeve prej sot deri më 2 tetor nga ora 9:30 deri në orën 12 :00. /Telegrafi/

Exit mobile version