Site icon Telegrafi

Haradinaj nënshkruan kartolinat e urimeve të fundvitit, të punuara nga fëmijët me Down Syndrome

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se në përkrahje të fëmijëve me Down Syndrome, këtë vit ka përzgjedhur kartolinat unike të punuara nga ta me shumë dashuri dhe përkushtim për festat e fundvitit.

Ai ka postuar edhe disa fotografi duke nënshkruar këto kartolina.

“Në përkrahje të fëmijëve me Down Syndrome, këtë vit kam përzgjedhur kartolinat unike të punuara nga ta me shumë dashuri dhe përkushtim për festat e fundvitit”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version