Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një emision televiziv ka folur për periudhën e luftës dhe numrin e ushtarëve në zonën e Dukagjinit.
Haradinaj në Zonën B të Klan Kosovës theksoi se 50-60 mijë pjesëmarrës kanë qenë në vijë të frontit.
Sipas tij, pjesëmarrja ka qenë e madhe dhe ai se ka ndalu askënd që ka dashur të jetë pjesë e saj.
“Ka pas rast kemi pas shumë pak luftëtar, ka pas rast më shumë në rresht. Por pjesëmarrje në luftë me luftu prej shtëpisë, me dal në vijë në frontit mund të them që janë mbi 50-60 mijë në Dukagjin. Edhe këtë nëse dikush s’më beson le të shkon e të pyes… Shiko, s’ka kush që e ndërron këtë.. Ka qenë tek ne edhe për shkak se kemi qenë afër kufirit por edhe për shkak që unë e kam leju secilin me u armatos dhe me luftu. Nuk kam thënë që t’i s’ke të drejtë me armë…I gjithë populli është armatos, të gjithë kanë luftuar kjo është e vërteta jonë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Ai po ashtu theksoi se nuk mund ta ndryshoj historinë e Kosovës, për ta kursyer buxhetin e shtetit.
“Tash unë s’mund ta ndërroj historinë për hatër me ia kursy disa pare Kosovës. Ne mund ta ndërrojmë ligjin, shumën, por s’mund ta ndërroj të vërtetën për hatër me ia kursy disa pare Kosovës”, tha ndër tjera Haradinaj.