Edhe sot ka dështuar vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës ishte zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve.
Koalicioni PAN dhe i nominuari i saj për kryeministër, Ramush Haradinaj, e bojkotuan edhe këtë herë seancën.
Teksa deputetët e subjekteve të tjera ishin në Kuvend, Haradinaj ndodhej në bregdetin shqiptar, raporton InfoKosova.
Ai është parë në një plazh të Shëngjinit, ku dukej mjaft i relaksuar.