Në shënim të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prekaz.
Pas homazheve, Haradinaj para mediave, tha se janë këtu për të nderuar komandantin Adem Jashari dhe familjen e tij.
Haradinaj nga atje deklaroi sërish se nëse Kosova bllokohet për integrim euro – atlantik opsioni mbetet bashkimi me Shqipërinë.
“Nderojmë komandantin legjendar Adem Jashari, familjen Jashari. Duhet të punojmë për integrim euro- atlantik, por nëse na mbajnë pengë atëherë duhet të kemi si opsionin bashkimin me Shqipërinë”, u shpreh Haradinaj. /Telegrafi/