Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për vizitën e tij në Pentagon, ku është takuar me drejtorin kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s, Alton Buland.
Haradinaj në një postim në Facebook, ka shkruar se gjatë kësaj vizite ka argumentuar nevojën për anëtarësimin e shpejtë të Kosoës në NATO.
“Gjatë takimit me z. Buland argumentova nevojën për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO. Theksova se një proces i përshpejtuar i anëtarësimit të Kosovës në NATO e ndihmon sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Theksova se Kosova dhe Ushtria gjithmonë do të jetë në krah me Amerikën dhe shteteve tjera anëtare të Aleancës veri-atlantike të NATO-s”, ka shkruar Haradinaj.
I pari i AAK-së, ka falënderuar Buland për angazhimin e madh që Ushtria dhe Qeveria amerikane e ka në mbështetje të popullit të Kosovës dhe institucioneve të saja.
“Konfirmova se lidhja jonë me Amerikën do të jetë e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/