Telegrafi

Haradinaj: Në mungesë të padrejtë, urime Pavarësinë çlirimtarëve që mbahen në Hagë

Ish-luftëtari i UÇK-së, Daut Haradinaj, në 14 vjetorin e Pavarësisë ka uruar bashkëluftëtarët, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, që gjenden në Hagë.

Në një shkrim në Fcebook, Haradinajt shkruan se është i bindur që pafajësia e tyre do të dëshmohet nga gjykata.

“Në mungesë të padrejtë, urime Pavarësinë e Kosovës çlirimtarëve që mbahen në Hagë”.

“I bindur në pastërtinë e luftës tonë çlirimtare dhe në pafajësinë tuaj që besoj që shpejt do e vërtetojë drejtësia”, tha ai.

Ndryshe, të enjten, 17 shkurt, Kosova ka shënuar 14-vjetorin e shtetësisë së saj.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 Shkurt të vitit 2008./Telegrafi/