Ramush Haradinaj ka vazhduar me tubimet paraelektorale të AAK-së. Kësaj here, kreu i AAK-së është ndalur në Mitrovicë.
Kandidati i koalicionit PDK-AAK-NISMA për Kryeministër, Ramush Haradinaj, në Mitrovicë, i shoqëruar nga nënkryetari i AAK-së dhe kandidati për deputet Gazmend Abrashi, ka bërë shpalosjen e programit të tij,
Ata kanë treguar planet e Qeverisë Haradinaj për zhvillimin e Mitrovicës dhe funksionalizim e kombinatit ‘Trepça’.