Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me nënkryetarët Pal Lekaj e Ahmet Isufi dhe kryetaren e rinisë së AAK-së, Diellza Hoti, më ftesë të kryetarit Ilir Meta, sot kanë marrë pjesë si mysafirë nderi në Konventën Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kryetari Haradinaj i është drejtuar me një fjalë rasti të pranishmëve, duke e përshëndetur konventën dhe strukturat udhëheqëse të LSI-së, transmeton Telegrafi.
Ai ka theksuar po ashtu se faktori politik shqiptar duhet të jetë unik për të qenë ndikues në zhvillime pozitive e të jetë i pathyeshëm në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, në mbarë botën kudo ku jetojnë ata.
“Të arriturat tona të ndërsjella na ndihmojnë që të jemi bashkë e të fortë drejtë synimeve tona në integrimet euroatlantike…”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/