Site icon Telegrafi

Haradinaj: Ne jemi të interesuar ta heqim taksën sot, por vetëm nëse na njeh Serbia

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është e gatshme ta largoj taksën, ku sipas tij kjo do të bëhet atëherë kur Serbia do ta njeh Kosovën.

Haradinaj këto komente i bëri në një konferencë për media pas takimit me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

“Taksa është vendim i qeverisë së vendit, ky vendim legjitim dhe është shpjeguar. Ne jemi të interesuar ta heqim taksën sot, por vetëm nëse na njeh Serbia”, ka thënë Haradinaj.

Ai në këtë konferencë tregoi se Kosova është e gatshme të shpallë investitorët e parë strategjik.

“Biseduam për të gjitha zhvillimit që lamë pas dhe për të zhvillimet e ardhshme. Kemi ligjet e gatshme për ta shpallur investitorin e parë strategjik. Këtë e kemi pritur gati dy dekada, në pritje janë 11 investitorë strategjik dhe janë rreth dy miliardë euro investime”, shtoi ai.

Në takimin që u zhvillua të martën në Bruksel ndërmjet ekipit negociator të Kosovës dhe Përfaqësueses së lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherinit, kjo e fundit përsëri kërkoi heqjen e taksës 100 për qind për mallrat serbe dhe ato boshnjake që vijnë në drejtim të Kosovës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Zyra e përfaqësueses së Bashkimit Evropian nëpërmjet një komunikate për media.

Lexo po ashtu Federica Mogherini kërkon nga Ekipi negociator heqjen e taksës

“Ky takim ishte për t’u njoftuar me përfaqësuesit e Kosovës në dialogun e Brukselit. Në këtë kontekst, përfaqësuesja e lartë ka përsëritur edhe një herë nevojën urgjente për të hequr vendimin për taksën, që është vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës vitin e kaluar”, thuhet në komunikatën e zyrës së Mogherinit.

Lexo po ashtu BE, Haradinajt: Suspendoni taksën ndaj Serbisë, në këmbim që emërtimi “UNMIK” të zëvendësohet me Kosovo*

Kjo nuk është hera e parë që Bashkimi Evropian kërkon një gjë të tillë.

Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës vendos taksë 100% për prodhimet e Serbisë

Kujtojmë se me 6 nëntor 2018, Qeveria e Kosovës fillimisht vendosi taksë për 10 për qind për mallrat me origjinë nga këto dy vende, por pas pengesave në arenën ndërkombëtare si dhe dështimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, Qeveria e Kosovës më 21 nëntor 2018, ngriti taksën në 100 për qind, për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. /Telegrafi/

Exit mobile version