Kryeministri i Kosovës Ramush, Haradinaj sot do të raportojë për ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo, për të cilin janë hedhur dyshime se ka kryer krime lufte në Kosovë.
Në seancën pritet që të formohen edhe komisionet parlamentare.
R e n d i d i t ë s:
- Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
- Koha për pyetje parlamentare,
- Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare,
- Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së, për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.