Site icon Telegrafi

Haradinaj në Gjakovë merr përkrahjen e të rinjve

Ish-shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe kandidat për deputet, Daut Haradinaj, ka vizituar sot Gjakovën.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se në Gjakovë veçse e kanë shpallur fitoren e 14 shkurtit.

“Sot isha me të rinjtë e Gjakovës, ku kryetarja e të rinjve të AAK-së, Artnesa Krasniqi, dhe kryetari i komunës, Ardian Gjini, veçse e kishin shpallur fitoren e 14 shkurtit, pasi hapësira ishte e vogël për t’i nxënë të gjithë të interesuarit”.

“Thjesht urime Gjakovë! Urime të gjithë kolegëve të AAK-së nga Gjakova që garojnë në këto zgjedhje”, ka shkruar ai.

Exit mobile version