Site icon Telegrafi

Haradinaj: Në fundvit qytetarët e Kosovës udhëtojnë pa viza

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se pret vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave.

Haradinaj ka dhënë këto komente në Bruksel pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

“Komisioni Evropian sot jep vlerësimin për liberalizimin e vizave. Po e përmbyllim një temë shumë të rëndësishme për vendit. Në fund të gushtit do ta kemi në Parlamentin Evropian. Shpresat janë reale që në fundvit qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza”, ka deklaruar Haradinaj.

Exit mobile version