Site icon Telegrafi

Haradinaj në Ferronikel: Investitorët e kanë partner Qeverinë

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë sot në ndërmarrjen Ferronikeli në Drenas. Ai tha se si eksportuesi më i madh në Kosovë, kjo ndërmarrje meriton vëmendjen e Qeverisë në mënyrë që të tejkalohen të gjitha vështirësisë.

Kryeministri ka premtuar përkrahje duke thënë se investitorët në Kosovë e kanë partner Qeverinë.

“Ferronikeli është prodhues i madh dhe eksportues i madh. Është një investim me rendësi për Kosovën.. janë disa vështirësi që do ti kalojmë bashkë,. janë 800 punësuar të rregullt dhe është interes i yni që vështirësitë që i kemi t’i tejkalojmë bashkë. Njëkohësisht është ta çojmë porosinë që investitorët në Kosovë kanë partnerë nuk janë dhe besoj prej këtu do ta dërgojmë këtë porosi për të gjithë investitorët potencialë të tjerë”, tha Haradinaj.

Ndërsa aksionari kryesor i Ferronikelit, Samir Mane, ka kërkuar bashkëpunim më të madh me qeverinë lokale dhe atë qendrore.

Ai e ka njoftuar kryeministrin e vendit për ecurinë e rivendosjes së prodhimi të kësaj fabrike përgjatë këtyre muajve, mundësinë e rritjes së kapaciteteve prodhuese dhe për planin e ardhshëm operacional.

“I kam treguar ecurinë e këtyre muajve që ne e kemi marrë fabrikën në pronësi dhe planet e të ardhmes për të rikuperuar më tepër dhe bashkëpunim më të madh, jo vetëm me Qeverinë lokale siç kemi folur me kryetarin e komunës por edhe me qeverinë qendrore aty ku mund të gjejmë pika bashkëpunimi”, tha Mane.

Ferronikeli është eksportuesi dhe punëdhënësi më i madh privat në vend, me rreth 800 punëtorë dhe 400 kontraktorë. /Telegrafi/

Exit mobile version