Kryetari i AAK-së, Rramush Haradinaj ka vizituar qytetarët e Deçanit që dyshohen se janë helmuar nga uji.
Gjatë vizitës në QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, Haradinaj ka vlerësuar mjekët, infermierët e teknikët që janë në nivel të lartë të detyrës.
I pari i AAK-së është i kënaqur që numri i pacientëve ka rënë.
Haradinaj pas takimit me kryetarin Ramosaj ka kërkuar ekspertizë të saktë.
“Nëse kjo vepër e shëmtuar, që dyshohet se është helmim i ujit të pijes, është shkaktuar qëllimshëm nga dora njerëzore, shpresoj që fajtorët të përballen sa më parë me drejtësinë”, ka shkruar tutje Haradinaj./Telegrafi/