Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Haradinaj u prit nga Myftiu Naim Tërnava.
Gjatë kësaj vizite kryeministri Haradinaj ka shprehur urimin e tij për qytetarët e besimit myslimanë.
“Së bashku me kabinetin qeveritar kemi ardhur në Bashkësinë Islame me urua Fitër Bajramin.
E gëzofshim këtë festë siç është më së miri. Të gjithë në Kosovë e festofshim në harmoni fetare . Ju faleminderit e me fat”, ka thënë Haradinaj, shkruan Telegrafi.
Kryeministri Haradinaj ka shprehur konsideratë të lartë për Bashkësinë Islame të Kosovës, por edhe për bashkësitë tjera fetare, për punën e bërë në unitetin e qytetarëve tanë.
Së bashku me Haradinajn ishin edhe ministrat e kabinetit të tij si: Behgjet Pacolli, Albena Reshitaj, Abelard Tahiri, Shyqeri Bytyqi, Valdrin Lluka etj. /Telegrafi/