Site icon Telegrafi

Haradinaj: Në Betejën e Koshares u thye kufiri mes shqiptarëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përkujtuar Betejën e Kosharës në 20 vjetorin e saj.

Haradinaj në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se janë bërë 20 vjet kur forcat çlirimtare bashkuan armët në Betejën e Koshares, për të thyer kufirin mes shqiptarëve

“Janë bërë 20 vjet kur forcat tona çlirimtare bashkuan armët në Betejën e Koshares, për të thyer kufirin mes shqiptarëve. Sot përulemi para heroizmit të atyre që dhanë jetën, qindra të plagosurve, sakrificës së Luftëtarëve të Lirisë, për lirinë që e jetojmë ne sot. Lavdi Dëshmorëve të Kombit”, ka shkruar ai./Telegrafi/

Exit mobile version