Site icon Telegrafi

Haradinaj: Në AAK nuk ka agjenda të fshehta, procesi i reformave ka nisur pas zgjedhjeve parlamentare

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar në lidhje me lajmet që dolën për procesin e reformave në AAK, pasi dha dorëheqje kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Ai sqaron se reformat statutare të AAK-së, kanë filluar menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe janë proces normal, e që sipas tij do të përfundojë brenda afateve të parapara.

Procesi sipas Haradinajt është i hapur dhe transparent e demokratik, ndërsa e quajti të çuditshëm faktin se ky proces u bë lajm disa muaj pasi kishte filluar.

Lexo po ashtu Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga kryetari i AAK-së, ka shumë kundërkandidatë për kreun e partisë

Ai tha se nuk ka agjenda të fshehta e as konspiracione, dhe se nëse dikush mendon se do të fus përçarje dhe krijoj diversion nga dështimet e veta, e ka shumë gabim. /Telegrafi/

Exit mobile version