Site icon Telegrafi

Haradinaj: Ndryshimi i kufijve, skenar monstruoz që i shërben agjendës ruse

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Me këtë rast, Haradinaj shprehu besimin se Britania do të jetë kundër ndryshimit të kufijve që sipas tij është skenar monstruoz që i shërben agjendës ruse.

“Unë besoj që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë kundër çfarëdo ndryshimi territorial apo të kufijve në Ballkan, dhe do të mbetet përherë adresë e sigurtë për popullin e Kosovës, se një skenar i tillë monstruoz që i shërben agjendës së Rusisë në Kosovë, nuk do të realizohet asnjëherë”, shkroi Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sot kisha takimin lamtumirës me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

E falënderova ambasadorin për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të hapur për këto vite shërbimi në Kosovë, duke ndihmuar dhe ballafaquar Kosovën me të gjitha temat që rëndojnë rrugën tonë përpara synimit euro-atlantik.

Unë besoj që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë kundër çfarëdo ndryshimi territorial apo të kufijve në Ballkan, dhe do të mbetet përherë adresë e sigurtë për popullin e Kosovës, se një skenar i tillë monstruoz që i shërben agjendës së Rusisë në Kosovë, nuk do të realizohet asnjëherë.

Të faleminderit mik i dashur i Kosovës, Ruairi. /Telegrafi/

Exit mobile version