Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është duke e përcjellur ndeshjen e përfaqësueses së Kosovës ndaj Kroacinë së bashku me shumë qytetarë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Takimi mes dy përfaqësueseve është duke u zhvilluar në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”, dhe është e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.
Ende pa përfunduar pjesa e parë e takimit, kroatët janë duke udhëhequr tre me zero./Telegrafi/