Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj takoi sot aktivisten për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ndërsa e nderoi atë me “Hartën e Artë të Kosovës”.
Haradinaj theksoi se të veprosh në një mjedis të pasigurt dhe të mos i ndash viktimat e dhunës sipas përkatësisë, por të kërkosh drejtësi për to, është jo vetëm humanizëm i pashoq, por edhe guxim qytetar e njerëzor
“Të veprosh në një mjedis të pasigurt dhe të mos i ndash viktimat e dhunës sipas përkatësisë, por të kërkosh drejtësi për to, është jo vetëm humanizëm i pashoq, por edhe guxim qytetar e njerëzor.
Nataša Kandić me Fondin për të Drejtën Humanitare ka publikuar të dhënat më të sakta deri më tani për të vrarët në luftën e Kosovës dhe në shenjë nderimi për kontributin e madh, sot ia dedikova ‘Hartën e Artë të Kosovës’, duke e falënderuar për gjithçka që ka bërë për ta ndriçuar të vërtetën”, shkruan Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/