Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka nderuar martirët dhe heronjtë në Lubizhdë të Hasit.
Haradinaj këtë e bëri të ditur në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku ka shkruar se i kujton me pietet sakrificën e tyre madhore për këtë tokë.
Ai po ashtu tha se liria e atdheut, në themelet e saj ka të gdhendur emrat e dëshmorëve, nga tani të dekoruar “Heronjë të Kosovës” nga presidenti i vendit.
“Në nderim të martirëve dhe heronjve në Lubizhdë të Hasit, kujtojmë me pietet sakrificën e tyre madhore për këtë tokë. Liria e atdheut, në themelet e saj ka të gdhendur emrat e dëshmorëve, nga tani të dekoruar “Heronjtë të Kosovës” nga Presidenti i vendit. Kulla Muze – “Kulla e Qëndresës”, të cilës i kemi vënë sot gur themelin, është shenjë dhe dëshmi se Hasi është përgjakur prej armiqve shumë herë në histori. Në gjithë historinë e shqiptarëve, që nga Lidhja e Prizrenit e deri të UÇK, Hasi e ka dhënë pjesën e vet të kontributit për liri”, ka shkruar në Facebook, kryeministri Ramush Haradinaj. /Telegrafi/