Telegrafi

Haradinaj nderon heronjtë për festën e Flamurit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot për nder të festës së Flamurit, ka bërë homazhe pranë varreve të Heronjve të Kombit, Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe presidentit historik Ibrahim Rugova.

Këtë  e ka bërë të ditur vet, Ramush Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook.

“Për nder të festës së Flamurit, nderuam Heronjt e Kombit në Prekazin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, Heroin Zahir Pajaziti dhe Presidentin historik Ibrahim Rugova në Prishtinë. Gëzuar bashkëkombas kudo që jeni”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/