Site icon Telegrafi

Haradinaj nderon heronjtë amerikanë të lirisë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka nderuar heronjtë e lirisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Arlington National Cemetery në Washington.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se kishte nderin të përulej para varreve të heronjve të lirisë.

Postimi i Haradinajt:

“Ishte nder i imi të përulem para varreve të heronjve të lirisë në Arlington National Cemetery në Washington. Mijëra ushtarë ranë duke mbrojtur vlerat e demokracisë dhe paqes në mbarë botën.
Kosova më shumë se çkado, nderon flijimin e jetëve për liri. Heronjtë tuaj janë edhe heronjtë tanë!”, ka shkruar Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj po qëndruaron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka zhvilluar disa takime me personalitete të rëndësishme atje, por të cilët kanë ndihmuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version