Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka ndarë medaljen e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu për deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri për humanizmin e treguar për gjatë viteve, për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë.
Haradinaj këtë e bëri të ditur në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar se në respekt tw punës së tij pati kënaqësinë t’ia ndaj këtë medalje.
Ai po ashtu e inkurajoi Tahirin që ta vazhdoj misionin e tij të humanistit.
“Në respekt të punës së tij si deputet i Kuvendit të Kosovës, rolin e tij në komunitet për avokimin e interesave të qytetarëve të Ferizajt dhe në veçanti për humanizmin e madh të treguar përgjatë viteve, për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të lënë vetëm, në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët, sot pata kënaqësinë që Labinot Tahirit t’i ndajë medaljen e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. E falënderova deputetin Tahiri edhe për shprehjen e solidaritetit me qytetarët tanë, që si të vetmit në Evropë, ende nuk e kanë gëzuar të drejtën për lëvizje të lirë. Si kryeministër i vendit, jam mirënjohës për angazhimin Tuaj, tejet human për shqiptarët dhe ju inkurajoj që ta vazhdoni këtë mision”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/