Telegrafi

Haradinaj ndan dhembjen me familjarët për vdekjen e Vaton Ramës

Foto: Ilustrim

Vatan Rama, një 22-vjeçar nga Botusha e Koshares ka vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik në Suedi.

Vatani ishte i vetmi djalë në familjen Rama.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e bashkatdhetarit Vatan Rama.

“I tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të bashkatdhetarit tonë Vatan Rama . Ndajmë dhembjen me familjarët , të afërmit dhe tërë fshatin Batushë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook .

Mediat suedeze kanë treguar se makina e të riut ishte përplasur më një kamion.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në një austradë të Suedisë. Policia ka treguar se ishin dashur plotë katër orë për t’u marrë me gjithë ngjarjen.

“Përplasja ndodhi në një drejtim të jugut në Lagan. Makina ngeci në pjesën e pasme të kamionit dhe u desh që policia dhe shërbimi i shpëtimit të punonin deri në orën 23:00 që të përfundonin punën e tyre në zonë”, thuhet në një media suedeze, njofton Telegrafi.