Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëshllimë për familjen Alushani, me rastin e ndarjes nga jeta të nënës dhe vëllait të dëshmorit Imer Alushani, Miradies dhe Luanit.
Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook.
“Me pikëllim mora lajmin e ndarjes nga jeta të nënës dhe vëllait të Dëshmorit Imer Alushani, Miradies dhe Luanit. Sot ndajmë dhembjen me familjen Alushani, që aq shumë i dha Atdheut në ditët më të vështira. Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë!”, ka shkruar ai.
Përndryshe, sot në orët e mëngjesit ka vdekur vëllai i dëshmorit, Imer Alushani, dhe pastaj më të dëgjuar lajmin e Luanit, ka vdekuar edhe nëna e tij./Telegrafi/