Lideri i AAK-së dhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma tha në Obiliq se do ta nxisin KEK-un që të ndajë bursa për nxënësit e dalluar por të mbështeten edhe në sfera tjera këtë lokalitet.
Haradinaj tha se Kosova nuk është mirë dhe ai e ka planin si me ta fillojë punën me planin e Fillimit të Ri.
Ai shtoi se ky plan ka pikat e veta që fillon nga sundimi i rendit dhe ligjit, ekonomia me mbështetjen e sipërmarrësve duke mos i lënë vetëm.
Pretedenti për kryeministër tha se buxhetin synojnë ta rrisin buxhetin pa ndalë por pa saktësuar shifrën sa.
Haradinaj përmendi edhe shëndetësinë si prioritet të qeverisjes së ardhshme.
Haradinaj tha se iu duhen vota për Demarkacionin por për ta rrëzuar atë në kokërr të shpinës.
Kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi ka ftuar qytetarët e kësaj komune t’i mbështesin kandidatët për deputetë nga komuna e Obiliqit.
Kandidati për deputet Avni Klinaku theksoi se këto zgjedhje kanë një rëndësi të madhe. Klinaku tha se padrejtësisht po quhen krahu i paqes dhe i luftës sepse do duhej quajtur krahu i ngecjeve dhe krahu i zhvillimit. Kjo e fundit iu referua koalicionit PDK-AAK-Nisma.
Klinaku ka ftuar qytetarët të votojnë masovisht që qeverinë e ardhshme ta bëjnë pa ndihmën e serbëve, në mënyrë që të krijojnë ushtrinë pa ndihmën e tyre, sepse po që se hynë në pazare me ta atëherë do të kërkojnë numrin dy në ushtri, numrin dy në AKI dhe sipas Klinakut një ushtri e tillë nuk iu duhet.