Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e mikut të tij dhe zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Anton Berisha, për nder të festës së Krishtlindjes.
“Për Krishtlindje, mysafir në familjen e mikut dhe kolegut, zëvendësministrit Anton Berisha. Të bekuar me trashëgiminë e vlerave unike të kombit tonë. Gëzuar për shumë mot!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/