Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, ka kritikuar deputetët e dy partive në koalicion PDK dhe LDK për debatet në mes tyre, duke thënë se nuk është koha për të qëruar hesape, por për ta hedhur në votim mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.
Haradinaj është shprehur se versionin aktual të Demarkacionit me Malin e Zi e ka sjellë Qeveria dhe jo opozita.
“Nuk ju ka ndalë Demarkacioni me përmirësu arsimin, shëndetësinë”, tha ai.
Deputeti i AAK-së tha se i bëhet qejfi që kryeministri Mustafa po tradhtohet nga partneri i koalicionit PDK, duke thënë se një gjë e tillë po i i kthehet ashtu siç ia bëri ai dikujt VLAN-it dhe Fatmir Sejdiut.
“Ne i kemi nënshkrimet, qiteni në votim”, tha Haradinaj.