Telegrafi

Haradinaj: Mund të ketë protestë në ditën inaugurimit të Thaçit (Video)

Nuk përjashtohet mundësia që ditën e inaugurimit të Hashim Thaçit për president, opozita të protestojë.

Në Rubikon të KTV-së Daut Haradinaj, i cili është deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se ekziston mundësia e protestimit në formë simbolike, por ky vendim pritet të merret gjatë javës, gjë që sipas tij, nuk është veprim i matur.

Haradinaj ka folur edhe për anulimin e protestës së opozitës, për çka ka thënë se Aleanca ka mund të shkojë e vetme në protestë, por ka dashur ta ruajë unitetin e krijuar për muaj të tërë.

“Ka pasur ide që të shkojmë vetë në protestë. Vetëvendosja ka insistuar që protesta të shtyhet. Jemi pajtuar me ta vetëm që të ruajmë balancin opozitar”, ka thënë Haradinaj.