Telegrafi

Haradinaj mund të gjykohet edhe në Francë për kërkesat e Serbisë

Profesori universitar, Vigan Qorrolli, ka thënë se rasti i Ramush Haradinajt mund të gjykohet edhe në Francë. Ai ka shtuar se ekstradimi në këto baza është i pamundur.

“Gjykata mund të vendosë në tri mënyra: të lejojë ekstradimin, të refuzojë atë, dhe e treta – në rast se refuzon kërkesën për ekstradim dhe gjenden fakte. Ekstradimi në këto baza është i pamundur. Haradinajt mund të gjykohet edhe në Francë për kërkesat e Serbisë”, ka thënë Qorrolli në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel.

Sipas tij, procedurat e ekstradimeve rregullohet sipas ligjeve ndërkombëtare.

“Është limiti i afatit procedural, kur gjykata është dashur të vendosë në lidhje me vendimin meritor të Haradinajt. Deri më 2 mars duhet të qëndrojë në Francë dhe gjykata në Colmar do të vendosë sipas kërkesës për ekstradim. Mos kërkesa për ekstradim nuk i plotëson konventat ndërkombëtare”, shtoi Qorrolli.