Telegrafi

Haradinaj: Mos më quani shef! (Video)

Gjatë vizitës së djeshme që i bëri Prizrenit lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, u provokua nga gazetari Qazim Thaçi nga RTV Besa ku në fillim të pyetjes drejtuar liderit të AAK-së i thotë “shef”. Haradinaj e kuptoi pyetjen, por gazetarit Thaçi i drejtohet me pyetjen: “Kujt po i drejtoheni?”.

“Juve”, i thotë gazetari. E kështu bën tha Haradinaj, duke ia përkujtuar se ka emër e mbiemër, transmeton ORAinfo.

Ndërsa në pyetjen e gazetares Valbona Musliu se përveç “timonit” të qeverisë a do ta pranonte ndonjë post tjetër, Haradinaj tha: “A është qeveria anije a makinë a çka”.

Kur gazetarja plotësoi “drejtimin e qeverisë”, Haradinaj tha: “E kështu bën”. /Telegrafi/