Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në varrimin e ish- ushtarit të UÇK-së Halim Tolaj, i cili ndërroi jetë të shtunën.
Haradinaj përmes një postimi, Facebook ka shkruar për Halim Tolaj se ishte burrë i rrallë dhe i paluhatur ndaj parimeve shqiptare.
“Burrë i rrallë, që qëndroi i paluhatur në parimet shqiptare dhe jetën e vuri në shërbim të vendit e të lirisë. Pusho i qetë, bashkëluftëtari ynë Halim Tolaj!”, ka shkruar Haradinaj.
Ish ushtari i UÇK-së, Halim Tolaj, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë të shtunën.
Komuna e Deçanit bashkë me OVL të UÇK-së organizuan mbledhje komemorative, me rastin e vdekjes së Tolajt.
Mme nderime shtetërore, varrimi i të ndjeritu bë sot në orën 13:00 në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Deçan. /Telegrafi/