Telegrafi

Haradinaj me mision human në rajonin e Dukagjinit, në dy raste pajton familjet e hasmuara

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë së enjtes ka zhvilluar disa aktivitete humane në rajonin e Dukagjinit.

Ai me bashkëpunëtorë sot ka qenë prezentë në pajtimin e katër familjeve të hasmuara.

“Falja te shqiptarët është nder e trimëri, është virtyt i yni kombëtar, që na mbajti gjithmonë të bashkuar dhe të fortë”, ka shkruar Haradinaj teksa ka treguar familjet që kanë lënë pas hasmëritë e së kaluarës.

“Sot kam pasur nderin të qëndroj në familjen e nderuar Belegu, e cila shtriu dorën e pajtimit familjes Racaj”.

“Njëkohësisht, falënderoj familjen atdhetare Qallaku për nderin që ma bënë, të cilët me aktin e tyre fisnik, i shtrinë dorën e pajtimit familjes Llozhani”, ka shkruar i pari i AAK-së teksa ka lutur Zotin që të bekojë familjet shqiptare./Telegrafi/