Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e 1 Qershorit, Ditës ndërkombëtare të Fëmijëve ka thënë se mirëqenie e fëmijëve është pasqyra më e qartë e suksesit të një̈ shteti e shoqërie.
Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova është e bekuar që ka popullatën më të re në Evropë.
“Mirëqenia e fëmijëve është pasqyra më e qartë e suksesit të një̈ shteti e shoqërie. Kosova është̈ e bekuar që ka popullatën më të re në Evropë̈, por kjo na obligon të gjithëve që të fokusohemi në mbrojtje ligjore të moshave të vogla dhe në këtë kontekst, ne kishim propozuar edhe ligjin për shtesa të fëmijëve. Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve – 1 Qershori, na shërben si përkujtim, se detyrim i yni i përbashkët është̈, që t’iu garantojmë atyre edukim të mirëfilltë̈, siguri dhe t’i mbrojmë̈ nga çdo lloj abuzimi e dhune”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/