Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, u prit sot në Ozdrim nga miq e bashkëluftëtarë të tij.
Haradinaj i dha medalje ‘ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET’, familjes Elshani për kontributin e dhënë në çështje kombëtare.
Postimi i plotë i Haradinajt:
“Mikpritje shqiptare në Ozdrim, në mesin e shumë miqve dhe bashkëluftëtarëve.
Me këtë rast kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut në çështje kombëtare për familjen Elshani, medalje që në emër të familjes e pranoi Qerim Elshani.
Ju faleminderit për mikpritjen!”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/