Site icon Telegrafi

Haradinaj mirëpret idenë e Bekë Berishës për shpalljen hero të Selman Kadrisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur idenë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, që  t’i propozohet presidentit Hashim Thaçi për shpalljen hero të Kosovës, Selman Kadri Hasanajn.

Në shkrimin e bërë në Facebook, kryeministri Haradinaj ka shkruar se Selman Kadria (1906 – 1938) ishte veprimtar i çështjes shqiptare dhe kryengritës kundër pushtimit të Kosovës nga Serbia.

Dhe se me dekorimin e tij do të vlerësohet një figurë emblematike e lëvizjes shqiptare për liri kombëtare./Telegrafi/

 

Exit mobile version