Sot, AAK-së iu bashkua edhe Prof. Dr. Naser Pajaziti, profesor i asociuar dhe anëtar i Senatit të Universitetit të Prishtinës.
Këtë e ka bërë të ditur, Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook.
Ai e ka vlerësuar veprimtarinë profesionale të Dr. Pajazitit.
Poashtu Haradinaj ka shprehur mirënjohjen për besimin e intelektualëve që çdo ditë e më shumë po i bashkohen Aleancës.