Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë që kanë dhënë jetën në mbrojtje të lirisë dhe paqes në botë.
Haradinaj ka falenderuar ushtarët amerikanë që kanë shërbyer dhe që shërbejnë në Kosovë, në Ditën e Përkujtimit.
“Gjithmonë mirënjohës për heronjtë që dhanë jetën në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe paqes. Në Ditën e Përkujtimit, gjithashtu falënderojmë ushatarët amerikanë që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në Kosovë”, ka shkruaj Haradinaj.