Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se miratimi i rezolutës nga Kuvendi që dënon gjenocidin serb është veprim i duhur.
Në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se institucionet duhet të angazhohen që të sjellin drejtësi për të gjitha krimet e kryera në Kosovë.
“Miratimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës i Rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, është veprim i duhur i të zgjedhurve tanë dhe institucionet tona duhet të angazhohen që të sjellin drejtësi për të gjitha krimet e kryera në Kosovë.
Pa vendosjen e drejtësisë nuk mund të ketë pajtim dhe as paqe të qëndrueshme. Kriminelët e kanë vendin në burg!”, ka shkruar në Facebook, Ramush Haradinaj.
Ndryshe me 79 vota për, asnjë votë kundër është miratuar kjo rezolutë./Telegrafi/