Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka kërkuar nga ministrat të jenë në seancat plenare.
“Iu lus ministrave të shkoni në seancë, se mund të ketë pyetje parlamentare. Dje kam qenë, deputetët kanë bërë pyetje dhe ministrat s’kanë qenë aty. Iu lus ta bëni këtë sepse është në nderin e punës sonë”, tha Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.
Në seancat e Kuvendit pyetjet e deputetëve shpesh mbesin pa përgjigje në mungesë të ministrave.