Telegrafi

Haradinaj merr pjesë në hapjen e ekspozitës “The Velvet Revulotion”, që shënon ndarjen e Çekosllovakisë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj është duke marrë pjesë në hapjen e ekspozitës “The Velvet Revulotion”, që shënon ndarjen e Çekosllovakisë përmes revolucionit të kadifenjtë më 1989.

Haradinaj përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka shkruar se me ftesën e ambasadës çeke dhe zyrës sllovake është duke marrë pjesë në këtë ekspozitë, transmeton Telegrafi.

“Me rastin e përkujtimit të ngjarjeve nga historia e përbashkët e Çekisë dhe Sllovakisë, me ftesë të ambasadës çeke dhe zyres sllovake në vendin tonë, kënaqësi të merrja sonte pjesë në hapjen e ekspozitës “The Velvet Revolution”, që shënon ndarjen e Çekosllovakisë, përmes Revolucionit të Kadifenjtë më 1989, duke rezultuar në krijimin e dy shteteve të pavarura në mënyrë paqësore”, ka shkruar ai. /Telegrafi/