Site icon Telegrafi

Haradinaj merr mbështetje në Gjilan

Në tubimin me qytetarë të Gjilanit, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të përkrahet koalicioni AAK-PSD, pasi që sipas tij, vetëm Qeveria e tij mund t’i kryej punët e nevojshme për Gjilanin dhe gjithë Kosovën.

Ajo që vërehet nga fotografitë dhe videot e tubimit është një përkrahje masive që duket se Haradinaj e ka si kandidat për Kryeministër nga banorët e kësaj ane

Ai ka thënë se me zhvillimin e Gjilanit, forcohet edhe Lugina e Preshevës.

“Me shumë projekte zhvillimore ne mendojmë, se nëse e zhvillojmë Anamoravnë, kështu e përkrahim edhe Luginën”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka thënë se ka vetëbesimin e duhur se ka aftësitë menaxheriale dhe vendosmërinë për të marrë vendime.

“Gjilan ata që kërkojnë besimin e juaj, nuk munden me punu. Pse? Në aspektin menaxherial dhe zbatues jam rritë për shkak të sfidave të ndryshme”, ka theksuar ai para turmës së njerëzve.

Haradinaj ka theksuar se qeverisja e tij do të hapë çerdhe, do të sigurojë shtesat për fëmijë si dhe do t’i rrisë pagat e sektorit publik për 10% në vit.

Në fund, Haradinaj i është drejtuar kandidatit për deputet nga kjo anë, Ahmet Isufit, duke i thënë se së bashku do të vijnë të festojnë në Gjilan më 6 tetor.

“Ahmet, ia vlenë me fitu në Gjilan. Shpresoj që më 6 tetor, përveç në Prishtinë do të kthehemi edhe në Gjilan për me festu. Urime fitorja!”, ka theksuar Haradinaj.

Exit mobile version